Zgjedhja e Ndërmjetësve Tregtar
Nga B. Selmani • Maj 8th, 2007 • Strehuar nen: Biznesi dhe Menaxhimi, Marrëdhënie Diplomatike, Shpërndarja dhe Shitja • lexuar 626 hereDistribuimi është funkcion që vë produktet dhe shërbimet në dispozicion të përdoruesit në vendin, kohën dhe sasinë e duhur dhe që përshtaten në nevojat e këtij të fundit. (dmth përfshinë fazat prej momentit kur prodhimi del si i gatshëm deri te momenti kur ai të posedohet nga konsumatori)”.
Domethënë shihet se kompanitë prodhuese në të shumtën e rasteve nuk e kanë fuqinë që “…në vendin, kohën dhe sasinë e duhur …”, prandaj është e nevojshme që ky “lundrim” i produktit nga prodhuesi deri te konsumatori të kalon nëpër duar të ndërmjetësve të cilët do të bëjnë shpërndarjen e atij produkti. Nga kjo rrjedh se duhet të ceken edhe përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të ndërmjetësve tregtar, të cilët një prodhues mund të përdor e që janë urë lidhëse ndërmjet tyre dhe konsumatorëve
Si PËRPARËSI shfaqen:
1. Aftësi për të plotsuar kërkesat e konsumatorëve për shërbime me kosto të pranueshme
2. Ulje e kapitalit të përdorur në procesin e shpërndarjes
3. Fleksibilitet I kapacitetit të shpërndarjes
4. Mbulohen hapsira të mëdha gjeografike
5. Shpenzime të ulta si në përgjithsi ashtu edhe në sektorët specifik
6. Ulja e rrezikut në përgjithësi
Ndërkaq, MANGËSI paraqesin:
1. Humbje e kontrollit të drejtpërdrejtë
2. Ulja e kontrolit mbi produktin
3. Paaftësia për t’iu përgjigjur kërkesave të veçanta
4. Kosto e drejtpërdrejtë e lartë
Pra, mendoj se vëmendja duhet të përqëndrohet tek të gjithë këta faktorë, thjesht sepse një produkt kalon nëpër peripeti të shumta derisa të bjen në dorë të konsumatorit final.
B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani
================= Artikuj te ngjashem:
|
|
|
|
|

















