Automate të pazakonta

Nga B. Selmani • Gus 17th, 2008 • Strehuar nen: Shpërndarja dhe Shitja • lexuar 934 here

Aparatet për blerje të çastit (Wending Machines) punojnë nga 24 orë në ditë dhe mund të blejmë produkte të ndryshme duke filluar nga çokollatat, cigaret, lëngjet etj. Por nuk di nëse ju ka rastisur të bleni ndonjë produkt të pazakontë, siç ishte rasti me picat, por çfarë ofrohet nëpër këto automate do të njoftoheni më poshtë:

1. Letër tualeti

Nëse ju rastis që keni harruar të merrni letrën me vete, ose në WC-të publike nuk ka të tillë, keni një zgjidhje të lehtë.

2. Veshje të brendshme

Nuk janë çfarëdo lloj veshjesh, por janë veshje femrash të përdorura. Më të popullarizuarat janë ato të mbajtura nga gjimnazistet.

3. Marihuanë

Po, po! Edhe atë në Kaliforni. Është e dedikuar për përdorim medicinal, pra ju nevojitet që të caktoni një takim me mjekun, tua marrin shenjat e gishtërinjëve, dhe normalisht me reçetë. Janë të vendosura në hapësira të posaçme të ruajtura nga persona të armatosur. E komplikuar, a po?

4. Ombrella

Nëse papritmas ia “krisë” shiu dhe dëshironi t’i evitoni shitësit ambulantë që ju shesin ombrella për një çmim më të shtrenjtë se zakonisht vetëm pse bie shi, atëherë Londra është qyteti juaj, pasiqë një gjë e këtillë u tregua shumë praktike.

5. Vezë

Farmerët në Japoni e mbushin për çdo ditë, që nënkupton se janë të sigurta për konsumim.

6. Libra

Jeni bezdisur duke pritur trenin ose autobusin në stacion, ndërsa dëshironi të vrisni kohën, atëherë me siguri që ky automat do tua bën me sy.

Shperndaje kete artikull:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek Votoje
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Print this article!
  • Digg
  • Facebook
  • Live
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google
Etiketuar si: , , , , , , ,
autori i artikullit

B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani





================= Artikuj te ngjashem:

Teknika kundër çmimit të naftës
Çmimi i benzinës me shpejtësi të madhe po galopon drejt 4 dollarëve për barel. Ky është një...
Pizza të çuditshme
Kemi pasur rastin të blejmë lloj lloj produktesh nga wending maqinat, duke filluar nga pijet, çokollatat,...
SA RRYMË SHPENZOJNË PAJISJET NË STAND-BY?
Nëse dikush do t’u kishte thënë të digjni me shkrepëse 10% të të hollave tuaja, është...
Kriminelë në billborde
Lajmi për vendosjen e 150 billbordeve dixhitale në 20 qytete të SHBA-ve nga ana e FBI-së nuk do...

11 komente »

  1. Cigare dhe filma për të rritur: http://www.basicvideo.it/images/SigaretteFilm.jpg
    Këpucë: http://softino.files.wordpress.com/2008/04/trainer-vending-machine.jpg
    ilace: http://www.pharmat24.com/images/Pharmat24.jpg

  2. librat jane ne France? ne fakt kam pare nje te tille ne nje stacion metroje.

  3. haha, cigare dhe ilaçe kam pare, bile edhe te ne ka, por kjo me kepuce qenka dicka extra, edrus.

    tetena, nuk di sakte ku jane te vendosura keto automate, por dihet qe “nena” e tyre eshte Japonia

  4. ajo me mariuanen qenka ç’qenka:)

  5. Buli3go, më pëlqen ideja dhe temat që trajton te blogu yt, por ka një gjë që fatkeqsisht le shumë për të dëshiruar dhe bëhet pengesë për të të marrë serozisht: gjuha. Në fakt, çdo fjali që shkruan shqip duket sikur e mendon në gjuhë të huaj fund e krye dhe pastaj i fut një të përkthyer fjalë për fjalë pa e vrarë shumë mendjen për ata që do të të lexojnë. Të le përshtypjen e një të huaji që ka mësuar shqip me fjalor dhe që shpik shprehje e mënyra të shprehuri që s’janë aspak karakteristike të gjuhës shqipe, qoftë kjo ajo letrare apo e folur nga populli.

    Shpresoj të mos m’a marrësh për të keq këtë vërejtje, përkundrazi, mendoj se po të tregoje pak më shumë kujdes në hartimin e shkrimeve të tua, këtij blogu do t’i rritej vlera akoma më shumë.

    Sa për shembull: “Aparatet për blerje të çastit (Wending Machines) punojnë nga 24 orë në ditë dhe mund të blejmë produkte të ndryshme duke filluar nga çokollatat, cigaret, lëngjet etj. Por nuk di nëse ju ka rastisur të bleni ndonjë produkt të pazakontë, siç ishte rasti me picat, por çfarë ofrohet nëpër këto automate do të njoftoheni më poshtë:”
    …unë do t’a shkruaja kështu:
    Aparatet shitëse punojnë 24 orë në ditë dhe na shërbejnë për të blerë prodhime të ndryshme, duke filluar nga çokollatat e duke vazhduar me cigaret, lëngjet, etj. Nuk e di nëse ju ka ndodhur të bleni diçka të pazakontë, si te rasti i picave, por se çfarë ofrohet nga këto automate mund t’a mësoni më poshtë:

    Sugjerime të tjera:
    “letër tualeti” –> letër higjenike

    “ia “krisë” shiu” –> ia kris shiu (pa thonjëza)

    “Londra është qyteti juaj, pasiqë një gjë e këtillë u tregua shumë praktike.” –> “Londra është qytet për ju, pasi një gjë e tillë, atje është vlerësuar si shumë praktike.” (Në fakt, e gjitha kjo fjali është e vështirë për t’u shqipëruar, mund të thuhej edhe ndryshe me dy apo më shumë fjali të tjera.)

    “Po, po! Edhe atë në Kaliforni. Është e dedikuar për përdorim medicinal, pra ju nevojitet që të caktoni një takim me mjekun, tua marrin shenjat e gishtërinjëve, dhe normalisht me reçetë.” –> Po, po! Dhe kjo në Kaliforni! Eshtë vetëm për përdorim mjeksor, prandaj do t’ju duhet të shkoni te mjeku, t’ju marrin shenjat e gishtërinjve dhe sigurisht, të pajiseni me recetë.

    “E komplikuar, a po?” –> Paksa e ngatërruar, apo jo? (Punë e ngatërruar, apo jo? / Punë e komplikuar, apo jo? / Punë e ngatërruar, s’ke ç’i thua!..)

    “atëherë me siguri që ky automat do tua bën me sy.” –> atëhere, me siguri që ky automat do t’ua bëjë me sy

  6. Respekte per ju Korrektori,

    Verejtjet tuaja jane me vend, dhe sinqerisht iu falenderoj shume per kete. Problemin qe ju keni parashtruar ketu, une shume me heret e kam shtjelluar, qysh ne fillimet kur nisi me pune blogu. Mirepo, shume nga vizitoret me dhane kurajo qe mos te brengosem rreth kesaj, pasiqe u bera banal duke kerkuar sugjerime se si i thone kesaj ose asaj fjale ne shqip. Kjo per arsyen se ne shqiptaret e Maqedonise jemi te hendikepuar dyfish, gjuhen shqipe e flasim shume dobet me plot sllavizma dhe turqizma, ndersa ne anen tjeter edhe maqedonishten e flasim me pengesa. Ne jemi te preokupuar per se tepermi me maqedonishten (keni ne konsiderate qe ligji per zyrtarizimin e shqipes akoma nuk ka hyre ne fuqi), shkollen e bejme maqedonisht, shtypin e lexojme kryesisht ne maqedonisht…

    Edhe artikujt qe une i postoj ketu zakonisht jane si pasoje e frymezimit nga nje media maqedonase, shpeshhere te perkthyera, por te keni parasysh se jo fjale per fjale, edhe nese do e beja ashtu do t’i humbiste tere kuptimi fjalise. Apo ndoshta jam i keq ne perkthim. Mangesi tjeter e imja eshte qe nuk i bej nje lekture/ korrekture artikullit para se ta postoj, prandaj edhe ragimi juaj eshte me vend.

    Sidoqofte, ju falenderoj edhe njehere, dhe jeni te mireseardhur gjithmone per cdo verejtje, sugjerim, keshille…

  7. Buli3go, më vjen mirë që e ke marrë pa të keq vërejtjen time dhe të më falësh, por kisha përshtypjen se je shqiptar Shqipërie që thjeshtë është larguar dhe ka “harruar” gjuhën që i kanë mësuar në shkollë e në shtëpi, siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit me një pjesë të emigrantëve tanë. Tani e kuptoj fare mirë gjendjen që më përshkruan ti dhe mundin që bën për t’i sjellë artikujt e tu në shqip. Respekte dhe gjithë të mirat.

  8. E po ç’nuk u pjell mendja këtyre japonezëve xhanëm?! :P

  9. Buli3go thotë: “Edhe artikujt qe une i postoj ketu zakonisht jane si pasoje e frymezimit nga nje media maqedonase, shpeshhere te perkthyera, por te keni parasysh se jo fjale per fjale, edhe nese do e beja ashtu do t’i humbiste tere kuptimi fjalise. Apo ndoshta jam i keq ne perkthim [. . . ]” Ndërsa kur i shkruaj unë se shkrimet e tij janë shpesh pa të dhëna rreth burimeve, ai përgjigjet se s’ka kopjuar asgjë, që bie në kundërshtim me komentin e tij këtu. Unë deri sot nuk e dija se kjo nuk quhet plagjiaturë. Sa për plagjaturë: mjafton një fjali e huazuar pa e cekur burimin e jo më si në disa raste analizash këtu, që përshkruhen teori të mirënjohura nga të tjerë dhe jepen sikur të ishin të autorit vetë ose apo përkthime.

    P.S. Edhe ajo me “zyrtarizimin e gjuhës” sikur nuk shkon këtu si arsyetim, kur dihet se fakultetin e ke kryer në shqip.

    Mirëmbetsh!

  10. Vertete qenke e shkathet, e gjete vehten ku kishe komentuar me heret.
    Beso qe ascfare problemi nuk kam me ty, por nuk di ku qendron problemi yt. Mua me pengon ajo qe deri kur shqiptari do te fshihet pas perdeve. pse nuk e zbulon fytyren e vet. Sikurse te ishe me realiste, me e drejte, me e sinqerte do te ta dija per nder. Sidoqofte … OK, me jep nje link nga buron ndonje artikull imi. Nga mijera artikujt e postuar, me nevojitet vetem NJE. Une edhe heren e pare e pata zbuluar se kush jeni, por nuk e kam ate guximin qe duhet pasur per te demaskuar hipokritet dhe genjeshtaret.

    Per cfare analizash flet? Ose per cfare burimesh? Kur shkruaj per gejra te pergjithshme, vertete nuk di nga ti marr burimet. Nese ke ndonje ide, me trego!

    Hajt psh per kete artikull: dy imazhet e fundit i kam marre nga faqja X (nuk di nga e kam marre, pasiqe kur te has ne gjera te ketilla edhe i arkivoj), te imazhi i katert e ke te cekur burimin (hapi syte), dy tjerat i kam skenuar nga gazeta. Tah te luetm, me jep nje ide si ta cek burimin, kur nuk ka nje burim te caktuar, por kjo si pasoje e nje pune me te gjate, e jo copy-paste, apo perkthim bukfalisht.

    Interesante, por nga je aq e bindur nese fakultetin e kam te kryer ne shqip?!!! c’rendesi ka?

    nejse, me vjen keq qe vet ia bere kurthin vetes, por edhe ajo qe Vitin e Ri do e pres ne afersi te qytetit ku jeton momentalisht, ndersa lnuk do ishte keq te me ftoje per kafe. Sinqerisht, nuk ta ze per te madhe. Ftesa ime per keshilla, sigjerime … qendron akoma, ama te luetm me pseudonimin qe e eprdor gjithkund ne websfere.

    Gjitha te mirat

    P.S. sikur te ishit bjonde …

  11. buli, mos ia var per gjithsecilin ;)
    por kisha nje keshille me me vend; sikur te heqesh keto flamujt te komentet do te respektoje vete “kushtetuten” tende qe e ke thurrur te Rezyme, ku thua se mbron privatesine e vizitoreve. Pershendetje dhe vetem vazhdo me punen tende

Ju pelqeu ky artikull? Ju irritoi? Keni dicka kunder? Atehere ju lutemi postoni nje koment ketu: