Apple dhe VSBT zihen per logon
Nga B. Selmani • Tet 12th, 2008 • Strehuar nen: Marrëdhënie Diplomatike, Promocion • lexuar 473 here
Tema të ngjashme në këtë blog ka pasur shumë, andaj disi jam bërë një kritik i madh kur dikush kopjon dikë tjetër, e aq më tepër kur bëhet fjalë për diçka shumë të dukshme, siç është logoja. Kësaj radhe po flas për Apple e cila është zënë me Victoria School of Business and Technology nga Kanada për shkak se logoja e tyre duken shumë e ngjashëm me logon e kompanisë. Ata kanë dërguar një letër deri te VSBT për t’u ankuar, ndërsa këta të fundit për të mos e zgjatur luftën me letra, në faqen e tyre kanë hapur një sondazh për atë se kush ka të drejtë.
Personalisht mendoj që logot ngjajnë shumë njëra me tjetrën, përveç se në logon e Victoria School of Business and Technology është inkorporuar edhe shkurtesa VSBT. Unë votova pro Apple-s, jo për shkak që e di se mollën në logo Apple e përdor nga viti 1976 ndërsa këta të fundit nga viti 2005. si duket molla është bërë sinonim për çdo gjë që ka të bëjë me teknologjinë, e sidomos për shkollat, pasiqë shumë të tjera përdorin pikërisht mollën për tu identifikuar. Ja disa prej tyre:
B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani
================= Artikuj te ngjashem:
|
|
|
|
|





















Buli, molla ne fakt ka lidhje me teper me shkollen dhe te qenin i shendetshem sesa me teknologjine (”An apple a day, keeps the doctor away”). Ne shume raste te sjell ne mendje studimin, dhe perdoret shpesh ne lidhje me shkollen ne situatat e nje pushimi te vogel gjate studimit, per te ngrene nje molle.
Personalisht s’shoh asgje te ngjashme midis Mac edhe VSBT. Apple po ben sikur ka shpik frutin e molles, jo IPOD-in.
Nuk e kisha fjalen se kush ka te drejte te perdor mollen, dhe se ajo ne pergjithesi lidhet me teknologjine. Ki parasysh qe te gjitha logot e shkollave ketu, vijne nga shkolla teknologjike. Qellimi ishte se nga aspekti teknik logot duken shume te ngjashme, dhe vetem kjo ishte arsyeja qe votova pro Apple, duke ditur qe kjo kompani e perdor logon me para se VSBT