Reklame se jo mahi! (alla Microsoft)

Nga B. Selmani • Jan 27th, 2009 • Strehuar nen: Promocion • lexuar 896 here

Pas fushates se famshme kur Microsoft kishte shpenzuar 350 milion dollare ne lufte me Apple, kesaj radhe lideri i industrise softuerike na vjen edhe me nje befasi te radhes. Microsoft lancoi nje produkt te ri muzikor, i quajtur Songsmith. Behet fjale per nje program i cili iu mundeson te krijoni muzike virtuale per kengen tuaj. Se pari duhet qe te kendoni nje kenge nepermjet mikrofonit, ndersa aplikacioni ne menyre automatike do te krijon muziken ne varesi te lartesise se zerit, ngjyres se zerit dhe opcioneve tjera qe mund t’i zgjidhni.

Ndoshta ky edhe mund te jete fillimi i nje revolucioni ne industrine muzikore, mirepo ajo qe me shume beri buje eshte reklama e cila shoqeron procesin e penetrimit ne treg te ketij produkti. Fushata nen emrin “Everyone Has a Song Inside” (Secili ka nje kenge ne vete) ka bere qe gatise te gjithe komentuesit e videos ne Youtube shprehin indinjaten e tyre se sa keq eshte punuar reklama. Doren ne zemer, pervec zerit te asaj vogelushes ne fillim te reklames, asgje nuk kishte per tu admiruar. Le qe i ngjante nje filmi te metrazhit te shkurter, qe per nje reklame eshte shume e gjate, ndersa e gjithe skenografia nuk i ngjante te ishte bere per nje produkt te Microsoft, por per ndonje shkolle muzikore te ndonje qyteze te harruar nga shteti.

Sinqerisht, nese jeni fan i madh i Microsoft dhe jeni te dobet me zemren, ju kisha lutur qe mos ta shikoni fare, ngaqe do deshperoheni tejmase. As bile mos mendoni ti lexoni komentet ne Youtube, dhe as qe t’i lexoni bloget si TechCrunch, VideoGum apo Gawker.


Shperndaje kete artikull:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek Votoje
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Print this article!
  • Digg
  • Facebook
  • Live
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google
Etiketuar si: , , , , , , ,
autori i artikullit

B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani





================= Artikuj te ngjashem:

Minj në këmbët e mia?!!! Jo, faleminderit
Heeee.... tua tregoj një përrallë. Një plak, i cili kishte qenë gjysh i një vajze, për ta befasuar...
Apple dhe VSBT zihen per logon
Tema të ngjashme në këtë blog ka pasur shumë, andaj disi jam bërë një kritik i madh kur dikush...
Kur edhe Microsoft behet pishman
Kur diçka me zor nuk shkon, as Microsofti i Bill Gejtsit nuk mundet ta realizon. Mjaft u mundua prodhuesi...
Windows Vista ngadalëson programet e konkurrentëve
Që nga fillimi i lëshimit në përdorim të Windows Vista, korporata Microsoft u ballafaqua me kritika...

Ju pelqeu ky artikull? Ju irritoi? Keni dicka kunder? Atehere ju lutemi postoni nje koment ketu: