Dhuratë me afat të skaduar nga Palmolive
Nga B. Selmani • Qer 10th, 2009 • Strehuar nen: Etika e Biznesit • lexuar 1,041 hereEgziston ndonjë njeri i cili nuk ka dëshirë t’i bëhet një dhuratë?!!! A ka konsumatorë që nuk gëzohen kur produkti i tyre i preferuar ka një zbritje?!!! Me siguri që jo. Por, ekspertët që studiojnë sjelljen konsumatore thonë se ata janë të predispozuar të marrin një dhuratë falas një produkt që nuk u nevojitet, sesa të fitojnë zbritje për produktin e dëshiruar në vlerë të njejtë sikurse të dhuratës. Sa për ilustrim, njerëzit parapëlqejnë të paguajnë një shampon për dy euro i cili ka një produkt shoqërues në formë dhurate, psh një krem për trup, në vlerë prej 0.5 euro, sesa atë shampon ta blejnë për 1.5 euro por pa kremin. Në bazë të kësaj psikologjie konsumatore, dhurata si e tillë cmohet shumë më tepër sesa një zbritje e ofruar e produktit.
Shembulli i shamponit dhe kremit për trup nuk ishte i rastësishëm. E përmenda sepse një “kënaqësi” të të fituarit dhuratë nga një prodhues i produkteve higjienike kisha rastin ta ndjej edhe unë. Në raftet e një supermarketi më ra në sy që shamponet Palmolive kishin të ngjitur nga një krem për trup. Jo që jam përdorues i shamponit Palmolive, por pikërisht paketimi tërheqës i kremit më bëri që ta blej. Plus që ishte falas … Mirëpo, befasia erdhi kur desha ta përdor. Ndërsa lexoja përmbajtjet e tija nga frika për ndonjë alergji, normalisht sikurse në cdo produkt shkruan edhe afati i skadimit të produktit. Dhe c’të shoh, kremi me të cilin u dashurova që në shikim të parë, ishte me një afat përdorimi të skaduar. Edhe atë për gati një vit.
Shqetësimi im nuk është për tjetër gjë, por deri kur prodhuesi Colgate-Palmolive do të vazhdon me aferat?!!! Deri kur do të mundohet të mashtron klientët?!!!


B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani
================= Artikuj te ngjashem:
|
|
|
|
|




















turp
Dhuratë me afat të skaduar nga Palmolive | MBRET I TREGUT…
ekspertët që studiojnë sjelljen konsumatore thonë se ata janë të predispozuar të marrin një dhuratë falas një produkt që nuk u nevojitet, sesa të fitojnë zbritje për produktin e dëshiruar në vlerë të njejtë sikurse të dhuratës. Sa …
Dhuratë me afat të skaduar nga Palmolive | MBRET I TREGUT…
ekspertët që studiojnë sjelljen konsumatore thonë se ata janë të predispozuar të marrin një dhuratë falas një produkt që nuk u nevojitet, sesa të fitojnë zbritje për produktin e dëshiruar në vlerë të njejtë sikurse të dhuratës. Sa …
dhurat dhurat veq qa po menon me ta dhan tmir me afat aa huahauh