Kontributi për mjedisin dhe videot viral, strategji fitimprurëse e Volkswagen

Nga B. Selmani • Tet 29th, 2009 • Strehuar nen: Strategji Marketingu • lexuar 738 here

“Hej kqyre qet sen shum interesant e kishte bo Wolksfageni, nashta esht mir me vnu te webi jot”. Ky ishte mesazhi i shoqëruar me një link të Youtube që para një jave ma kishte dërguar një lexues i rregullt i blogut. Dhe jo vetëm që e shikova videon, por pasiqë tek titulli ishte shënuar edhe adresa e web faqes nga e cila e kishte prejardhjen, bëra një vizitë të shoh se për çfarë ishte fjala.

Nëse të mungojnë fjalët për ta shpjeguar se çka paraqet “Marketingu Viral”, atëherë kjo ndërmarrje e Wolksvagen-it e përshkruan më së miri këtë term. Qëllimi i këtij lloj marketingu është pikërisht ky; të mos shfaqen shenja të dallueshme (identifikuese) nga autori, të jetë kreative dhe t’i shtyn njerëzit tu flasin miqve duke u thënë “Hej kqyre qet sen …”. Ndërsa prodhuesi gjerman i automobilave këtë po e bën më së miri duke ndërmarrë disa aksione tejet sociale. Në faqen zyrtare që Wolksvagen e ka krijuar për të studiuar pikërisht sjelljen e njerëzve nga njëra anë, dhe për të shfaqur përgjegjësinë e saj shoqërore në anën tjetër. Fillimisht aty janë vendosur tre video, ideja e të cilave nuk ka si të jetë më interesante.

Në videon e parë, aksioni tenton që të shtyn njerëzit të hudhin mbeturinat brenda në shportë. Duke vendosur një altoparlant brenda shportës, posa të hudhet mbeturina në të aktivizohet senzori i cili krijon foni që jep përshtypjen se kjo është shporta më e thellë.


Videoja e dytë gjithashtu ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit, por kësaj radhe tentohet që përmes një loje që njerëzit mund ta luajnë me kontejnerin, të arrihet grumbullimi i shisheve të plastikës.


Wolksvagen gjithashtu kujdeset edhe për obezitetin. Për të ruajtur shëndetin e njerëzve, në shkallët e një metroje në Suedi instalojnë pulla të pianos, që duke shkelur mbi to mund të krijoni edhe Simfoninë e Nëntë të Bethovenit. Shumë më interesante duket të ngjitemi shkallëve duke krijuar muzikë, sesa të shfrytëzojmë elevatorin, prandaj 66% e njerzve i kanë testuar aftësitë e tyre në kompozim.


Pas krizës që kishte kapluar industrinë automobilistike, WV po bën një punë të mrekullueshme për të shëruar plagët. Ndërsa kjo metodë që përmes viraleve të arrihet qëllimi, është mëse e mirëpritur dhe interesante.

Shperndaje kete artikull:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek Votoje
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Print this article!
  • Digg
  • Facebook
  • Live
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google
Etiketuar si: , , , , , , , , , , , , , , , ,
autori i artikullit

B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani





================= Artikuj te ngjashem:

49 shkaqe pse Black Berry esht…
49 shkaqe pse Black Berry eshte i nevojshem gjate udhetimit: http://tinyurl.com/dagh8l ---...
Si fitohen 2.3 miliardë euro për një vit
Dikujt qiriu i bën dritë edhe atëherë kur më së paku ka nevojë për të. Kështu menaxheri amerikan...
Si te terhiqni kliente kur objektiv keni qente
Prodhuesi i ushqimeve për kafshë shtëpiake nga Mbretëria e Bashkuar - Wag Foods, ka implementuar...
Pershendetuni nga videot me Low Definition!
Një reklamë me një mesazh shumë direkt; si t'i thoni "Goodbye" videove me Low Definition. Krahasoni...

3 komente »

  1. Kontributi për mjedisin dhe videot viral, strategji fitimprurëse e Wolksvagen | MBRET I TREGUT…

    Nëse të mungojnë fjalët për ta shpjeguar se çka paraqet “Marketingu Viral”, atëherë kjo ndërmarrje e Wolksvagen-it e përshkruan më së miri këtë term. Qëllimi i këtij lloj marketingu është pikërisht ky; të mos shfaqen shenja të …

  2. haha shum interesant, bravo i koft

  3. kje me siguri do te ndikon ne rritjen e shitjeve te WV, per arsye se njerezit gjithnje e me shume po e vleresojne nje kompani e orientuar drejt shoqerise dhe pergjegjesive te saja kundrejt shoqerise. kompanite duhet edhe te japin, jo vetem te marrin

Ju pelqeu ky artikull? Ju irritoi? Keni dicka kunder? Atehere ju lutemi postoni nje koment ketu: