Shitore ku nuk do te paguani asgje

Nga B. Selmani • Tet 19th, 2009 • Strehuar nen: Sjellja Konsumatore • lexuar 857 here

Shitore ku nuk do te paguani asgjeLajm i mirë për të gjitha femrat! Në Barcelonë është hapur një shitore në të cilën nuk do tu nevojitet kuleta, për shkak se gjithçka ofrohet aty është falas. Por, mangësia e gjithë kësaj është se mund të bleni “vetëm” 5 artikuj për një vizitë të shitores, të cilën mund ta realizoni një herë në dy javë.

Të gjitha prodhimet janë të reja në treg, ndërsa kompanitë e mëdha e shfrytëzojnë këtë shitore për të testuar produktet e tyre. E vetmja gjë që duhet paguar secili blerës është shuma prej 5 eurosh që shkon për librezën e anëtarësisë, që mundëson shoping falas për gjashtë muaj. Me fjalë tjera, me 5 euro, 12 herë brenda 6 muajve mund të bleni 60 produkte të ndryshme.

Kjo është shitorja e parë e këtij lloji në Evropë, ndërsa deri në fund të vitit pritet të hapet edhe një në Madrid. Planifikohet që gjatë vitit 2010 të hapen edhe nëpër qytet tjera më të mëdha europiane.

Në kohë krize dhe recesioni, mirë është të ndjehet se me të vërtetë diçka ofrohet falas.

Shperndaje kete artikull:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek Votoje
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Print this article!
  • Digg
  • Facebook
  • Live
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google
Etiketuar si: , , , , , , , ,
autori i artikullit

B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani





================= Artikuj te ngjashem:

Atlete Unikate në një vend
Sold Out është online shitore e specializuar për seri të kufizuara të atleteve ng atë gjitha...
Coca-Cola dhe L’Oréal krijojnë pije të shëndetshme
Coca-Cola dhe L'Oréal kanë filluar partneritet të ri me të cilin do të krijojnë health-and-beauty...
Parfum për qenin tim
E dimë që britanikët janë adhurues të flaktë të kafshëve, por se do t'u kishte shkuar mendja...
Dita kur nuk blihet asgjë
Çdo vit në fund të nëntorit egziston një ditë ku organizohet një moratorium 24 orësh kundër...

4 komente »

  1. Shitore ku nuk do te paguani asgje | MBRET I TREGUT…

    Lajm i mirë për të gjitha femrat! Në Barcelonë është hapur një shitore në të cilën nuk do tu nevojitet kuleta, për shkak se gjithçka ofrohet aty është falas. Por, mangësia e gjithë kësaj është se mund të bleni “vetëm” 5 artiku…

  2. a thu sa bohet reni per me hy me ble

  3. ejj po du une tash me lujt me miljoner.com e nuk po di qysh duhet me shkru a bon mum kallxu dikush viqdjemt vajzat jo se nuk jon ka me vyn vajzat djemve jav ha hahahahaahahahhahah o zot a po del naj djal me mue

  4. un deshiroj se profesjoni im qe te realizohet

Ju pelqeu ky artikull? Ju irritoi? Keni dicka kunder? Atehere ju lutemi postoni nje koment ketu: