Luaj lojera ne zyre pa pasur frike nga shefi!
Nga B. Selmani • Nën 24th, 2009 • Strehuar nen: Marrëdhënie Diplomatike • lexuar 648 hereSa herë ju ka zënë shefi duke luajtur Solitaire apo lojëra tjera gjatë orarit të punës? Me siguri ju ka akuzuar se pikërisht “joproduktiviteti” juaj dhe jo kriza globale ka bërë që kompania është në pozitë të vështirë financiare.
Janë me miliona truke të cilat punonjësit i mendojnë vetëm e vetëm që të nxirren nga situata të vështira, por gjithmonë ekziston rreziku që nëse keni shefin e mençur mundeni edhe të turperoheni para tjerve. Por çka nëse i mësoni edhe disa truke të cilat vështirë se të tjerët do të kuptojnë se nuk punoni. Krejt çfarë ju nevojitet është të prishni fytyrën gjoja jeni nën stres të punës dhe vizitoni faqen cantyouseeimbusy.com. Koncentrimi në ekran akoma më tepër do të jipte përshtypjen se po punoni me seriozitet. Kjo për arsyen se lojërat në këtë faqe janë të paketuara në mjedis pune në zyre. Kështu mund të luani Pong në Word, ose të drejtoni raketën e cila udhëton nëpër tabelat e Excel. Me këtë, nga larg asgjë nuk duket e dyshimtë, prandaj vetëm përpara! Liri klasës punëtore! Por, mos harroni t’i shikoni edhe statistikat se sa dëm i keni shkaktuar ekonomisë botërore gjatë kohës sa keni luajtur!
Kliko mbi imazhin e mëposhtem për të luajtur!BONUS:
Pse punonjësit në zyre mbajnë syze?
-Për të mos u hyrë lapsi në sy kur t’i zë gjumi.
B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani
================= Artikuj te ngjashem:
|
|
|
|
|





















Luaj lojera ne zyre pa pasur frike nga shefi! | MBRET I TREGUT…
Sa herë ju ka zënë shefi duke luajtur Solitaire apo lojëra tjera gjatë orarit të punës? Me siguri ju ka akuzuar se pikërisht “joproduktiviteti” juaj dhe jo kriza globale ka bërë që kompania është në pozitë të vështirë financiare.
…
flm per ket sen. shum pom pelqen