Kerkoj nje twitologjist me pervoje pune!

Nga B. Selmani • Jan 19th, 2010 • Strehuar nen: Burime Njerëzore, Zhvillimi i Karrierës • lexuar 787 here

Burhan SelmaniEdhepse ka kohë që kam hapur llogari në Twitter, atë e përdori kryesisht për qëllime promocionale të blogut. Pjesa tjetër është shpërndarja e lidhjeve të faqeve të ndryshme që flasin posaçërisht për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, marketingun dhe mediat. Duke parë që secila cicërimë e imja përmbante një link, dhe për t’i ikur dyshimit të njerëzve se mos po i përngjaj spamerëve, vendosa të bëhem më trendy dhe të cicëroj në format: “po ha”, “po bie shi”…

Nejse, qëllimi i këtij artikulli nuk është për praninë time në mikrobloguesin më të popullarizuar, por ajo sa rol serioz luan Twitter-i për një biznes. Përderisa shumica e shqiptarëve akoma nuk ia kanë idenë se çka paraqet kjo (@Eklipsi kohë më parë kishte shkruar një artikull për hapat e parë në twitter), kompani si PizzaHut themelojnë vende pune si twitologist.

Mirëmbajtja e një profili në twitter u bë vend pune oficiale me orar të plotë. Kjo falë PizzaHut, pasiqë vajzës e cila mirëmbante profilin e tyre iu ofrua pozita e Tvitologjistit të kompanisë. Që te jetë akoma më interesante, PizzaHut iu drejtua ndjekësve për ndihmë rreth definicionit oficial të emërtimit të këtij vendi të punës. Pas një gare dhjetëditëshe dhe qindra propozimeve të etiketuara me #pizzahuttitle, fitues u shpall @MissKateGordon së cilës iu dha shpërblimi për pica falas për një vit. Ndër propozimet tjera kreative ishin edhe: “Sultan of Sauce”, “twitteroni”, “Champion of Cheese”, “tweetza Chef”, “tweety Pie”, “C tweet O”, “Personal Pan tweetza”, “Social Media Delivery Driver”… Mua sinqerisht më pëlqen kjo “twitteroni” por inteligjente më duket edhe “tweetza”. Kjo e fundit, mendoj që do të ndikonte më tepër në brendimin e kompanisë, si një ndërlidhje në mes të twitter-it dhe Pizza-s. Twitologist më duket tepër shkencore. Nga këtu, edhe abstrakte… pse jo?!!!

Përveç rëndësisë së pozitës së re të punës, këtu do ta kisha përmendur edhe rëndësinë e gjithë fushatës të realizuar nga Pizza Hut. Sa për ilustrim, për momentin kanë 24.873 ndjekës. Siç shihet, ajo vazhdimisht cicëron që në të shumtën e rasteve janë përkrahje për klientët e tyre. Vetëm për këtë garë janë shkruar shumë artikuj nëpër media të ndryshme, dhe me këtë rast u rrit popullariteti dhe rëndësia e saj.

Gjithashtu, edhe faqja e tyre në Facebook ka shumë simpatizues, faqe kjo e cila mirëmbahet në mënyrën më të mirë.

Ky është vetëm një shembull se si mund të shfrytëzohen mjetet falas për promovimin e një biznesi. Nëse posedoni ide kreative e cila do t’i pëlqen lexuesve tuaj dhe e zgjedhni mënyrën nëpërmes së cilës do t’i kumtoni idetë tuaja deri te ta, atëherë padyshim se do të arrini sukses. Nuk kushton shumë, ndërsa do të ketë rezultate të larta dhe mbi të gjitha do të argëtoheni.

Shpresoj që do të hapen sa më shumë vende të tilla pune dhe do të ketë twitologjiste profesional edhe këtu tek ne; atëherë kur jo vetëm webmasterat do ta përdorin këtë shërbim, atëherë kur do të kuptohet rëndësia e tij… Duket të jetë profesion i këndshëm. Apo jo?!!

P.S. Më falni nëqoftëse titulli duket paksa ironik, po ç’ti bësh, marketing hesapi :P

Your email:

 

Shperndaje kete artikull:
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek Votoje
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Print this article!
  • Digg
  • Facebook
  • Live
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google
Etiketuar si: , , , , , , , , , ,
autori i artikullit

B. Selmani eshte autor i ketij artikulli dhe njeherit administrator i blogut. Mund ta kontaktoni ne: mbreti3gut@gmail.com ose b.selmanii@hotmail.com
Gjeje autorin ne Facebook | Dergoi e-mail ketij autori | Perzgjedh artikujt nga B. Selmani





================= Artikuj te ngjashem:

Puna vullnetare – mënyra më e mirë të mësojmë pa pare
Ç’u kujtova në kohën kur isha në shkollë të mesme dhe aktivitetet vullnetare që  kryeja atëbotë....
Kënaqësia e mbajtjes së orës së dorës me vete
Dizajnerët nga solovyov design kanë bërë një punë aq të mirë, saqë çdo sportist por edhe ata...
Pse nuk duhet shkuar i dehur ne pune?
Nëse ngisni makinën në gjendje të dehur, ka shumë  gjasa që të përqafoni ndonjë shtyllë ose...
CD e pistë
Kohëve të fundit ndoshta jam bërë pak banal, mirëpo kur po has në këso idesh, nuk po mund ta lë...

7 komente »

  1. [...] This post was mentioned on Twitter by mbreti3gut, Blog Shqip. Blog Shqip said: Postim i ri: http://port.al/s/pr Kerkoj nje twitologjist me pervoje pune! #shqiperia [...]

  2. Ke kompanija jone se shpejti do marrim ne pune nje person qe ka per detyre vetem te merret me Facebook edhe Twitter. Ajo po qe eshte pune!!

  3. I lexoj shpesh artikujt e ketij blogu. Do te te keshilloja qe ti jepje pak me teper rendesi gjuhes se shkruar dhe perdorimit te fjaleve ne Shqip. Pergezime per faktin qe perdor shkronjen “ë”.

  4. Gjergji,
    heret a vone, do te kuptohet rendesia e mediave sociale. Ke parasysh; njehere shfaqen si lende mesimore neper universitete, ndersa do te vije kohe edhe kur do te marresh nje titull profesionisti

    Erjon, faleminderit qe e lexon me rregull blogun. Une cdohere mundohem, por besoj edhe autoret tjere te blogut, qe te shkruajme ne gjuhen e paster shqipe. Blogimi dallon nga gazetaria e mediave tradicionale, prandaj edhe mund te ndodhin leshime te vogla apo te medha. Kjo ngase ne nuk jemi redaksi; thjesht i shfaqim mendimet tona personale. Secili eshte i mireseardhur per cdo lloj kritike.
    E dyta, sidomos ketij artikulli i kam kushtuar shume vemendje, meqe e kam bere “per qejfi”, pra jo si shumica e artikujve qe i bej ne forme komenti apo kritike te shkurter per ndonje ngjarje promocionale apo te ngjashme. Nese ke cfaredo lloj kritike konkrete, te lutem mos hezito ta thuash. Mjafton te mos jete ofenduese dhe perbuzese ;)

  5. Pervec faktit qe kryesisht shkruan me dialekt (psh “perdori” qe tek fjalia e pare):
    link, spamer, trendi, oficiale, brend, posedoni.
    Keto jane ato qe mu duken me te papershtatshmet. Merre si nje keshille te sinqerte pasi une sjam aspak mjeshter ne kete fushe, thjesht disa here me vrasin syte fjalet brend nderkohe qe ne shqip eshte marke, oficiale – zyrtare etj.
    p.s.Edhe mediat kryesore qe kane redaksi jane per turpnga ky drejtim prandaj e mirkuptoj shume mire nje blog

  6. Erjon, une e respektoj mendimin tend, dhe absolutisht nuk kam kunder asgje. Fundja cdo kritike e mireseardhur.

    Kur jemi te termet link, spamer…. kemi te bejme me terme teknike qe ne mungese te nje fjalori te informatikes ne shqip, na duhet t’i perdorim si te tille. Nga ana tjeter kur thua brend=marke, kemi te bejme me terme te ndryshme. Perderisa MARKA eshte nje emer qe i jipet produktit, BRENDI fokusohet me thelle ne vet produktin. P.SH. Audi eshte nje brend, ndersa Audi A4 – marke. Megjithese akoma nuk eshte vendosur nje vije e prere ndermjet ketyre dy fjaleve… mendimi im eshte ky :D

  7. Edhe une mendimin tim:
    Audi marke, Audi A6 (me pelqen me teper:)) eshte model ose produkt :)

Ju pelqeu ky artikull? Ju irritoi? Keni dicka kunder? Atehere ju lutemi postoni nje koment ketu: